Mbappe thyen rekordin e Messit në Champions

Futboll

Mbappe thyen rekordin e Messit në Champions

Më: 25 tetor 2019 Në ora: 23:47
Mbappe

Mbappe ka nisur thyerjen e rekordeve të Messit e Ronaldos, sinjale se një ditë mund t’i arrijë ato që i kanë arritur dë më të mirët në histori. Ai është bërë futbollisti më i ri që kap shifrën e 15 golave në Champions League.

Ashtu siç është konfirmuar edhe nga shumë legjenda, Kylian Mbappe po del të jetë ndoshta pasuesi më i mundshëm i Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos, kur këta të fundit, që kanë dominuar futbollin tash e shumë vite – t’i varin atletet.

Ylli francez është bërë ditë më parë futbollisti më i ri që kap shifrën e 15 golave në Champions League.

Këtë arritje Mbappe e regjistroi falë het-trikut të martën kundër Club Brugge.

Paraqitjet magjike ndër vite bën që Mbappe të arrijë shifrën e 15 gola në moshën 20 vjeçare e 306 ditë, derisa Messi e kishte arritur këtë dhe mbante rekordin me 21 vjet e 288 ditë.

Në total, Mbappe tashmë ka 17 gola në Champions dhe duke parë formën e mirë dhe talentin që posedon – 20 vjeçari mund t’i zë ndër vite Messin e Ronaldon, që kanë kaluar shifrën e 100 finalizimeve në Ligën e kampionëve.

Më poshtë keni 10 futbollistët që kanë arritur më së shpejti shifrën e 15 golave në Ligën e Kampionëve…

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat