Batatina sërish drejton gishtin kah gjyqtarët

Futboll

Batatina sërish drejton gishtin kah gjyqtarët

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 16:57
Batatina sërish drejton gishtin kah gjyqtarët

Llapi është mposhtur në “Ferki Aliu” nga Vushtrria me rezultatin 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Eri Lamcaj në pjesën e parë, i cili e vendosi fatin e këtij takimi.

trajneri i Llapit, Tahir Batatina, sërish drejton gishtin kah gjyqtarët, duke akuzuar gjyqtarin Besfort Vula pas humbjes nga Vushtrria.

Atij nuk i pëlqeu kartoni i kuq që iu dha Benjamin Eminit.

“Nuk e di deri kur do të vazhdojnë këta gjyqtarë me këto referime ndaj Llapit. Benjamin Emini nuk e meritoi kartonin e kuq”, deklaroi Batatina për “Supersport”.

“Pse Llapi vazhdon të penalizohet, pse gjithë këta kartonë?”, vazhdoi Batatina, i cili “harroi” që Vushtrrisë iu mohua një gol i rregullt në pjesën e parë.

“Ata krijuan vetëm një rast, atë të golit. Ne i patëm disa raste por nuk realizuam”, u shpreh tekniku llapjan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat