Muriqi merr lëvdata të mëdha: “Bisha” nga Kosova që vlen 100 milionë euro

Futboll

Muriqi merr lëvdata të mëdha: “Bisha” nga Kosova që vlen 100 milionë euro

Më: 26 tetor 2019 Në ora: 23:00
Vedat Muriqi

Me supergolin e tij të shënuar në ndeshjen e sotshme të Fenerbahces, sulmuesi Vedat Muriqi ka qenë në qendër të vëmendjes të tifozëve dhe gazetarëve turq sërish sot. Ai mori lëvdata të mëdha për paraqitjet të deritanishme.

Që kur u transferua nga Rizespori në Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të kësaj vere, Vedat Muriqi ka qenë ylli i Superligës turke, duke bërë që për të interesohen shumë klube të mëdha evropiane.

E përderisa shumë skautë të klubeve evropiane janë duke e monitoruar formën e tij, Muriqi po vazhdon të jetë mbresëlënës në ndeshjet e Kombëtares së Kosovës dhe të Fenerbahces.

Së fundi, ai ndihmoi në fitoren e Fenerbahces kundër Konyasporit me rezultat 5:1, duke e shënuar një gol mbresëlënës nga largësia në minutën e 82-të të ndeshjes. Pas këtij goli, lëvdatat për të online ishin të mëdha.

“Ne nuk mund të ishim në një hap me shpejtësinë e golave sot. Vedati e ka shënuar njërën ndër golat më të bukura që e kam parë ndonjëherë. Tifozët mund të mos duan të largohen nga stadiumi sot. Ndërkohë, Vedat Muriqi 100 milionë eurosh”, shkroi gazetari turk Sercan Hamzaoglu.

Muriqi i ka ndihmuar Fenerbahces që pas nëntë ndeshjeve të para të radhitet në pozitën e dytë në tabelën e Superligës turke, me vetëm një pikë më pak se lideri, Alanyaspor shkruan Express, përcjellë GazetaBlic. Ai ishte mbresëlënës edhe në ndeshjet e fundit të Kosovës, për të cilën i ka shënuar katër gola dhe i ka asistuar dy të tjera në ndeshjet kualifikuese për EURO 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat