Bale lë Spanjën, takim sekret me agjentin në Londër

Futboll

Bale lë Spanjën, takim sekret me agjentin në Londër

Më: 28 tetor 2019 Në ora: 16:31
Gareth Bale

Sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale, nuk po luan dhe nuk po stërvitet me madrilenët, pasi është i dëmtuar. Uellsiani u ka kërkuar drejtuesve të klubit që të mos e zbulojnë problemin e vërtetë me dëmtimin dhe është larguar nga Spanja. Uellsiani është kapur "mat" në Londër. 

"El Chiringuito" shkruan se sulmuesi do të takojë agjentin e tij. Ai do të flasë për të ardhmen me përfaqësuesin e tij, por një veprim i tillë duket i çuditshëm. Bale u rikthye si titullar te Reali dhe u mendua se situatat mes palëve janë qetësuar, por nuk është e thënë të ndodhë kështu.

"AS " shkruan në artikullin e sotëm se lojtari ka vënë në dijeni klubin se do të largohet, ndërsa spanjollët i kanë dhënë leje. Shumë pak informacion është dhënë për mediet dhe situata duket shumë e çuditshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat