Reprezentuesi i Shqipërisë shënon në Kupën kroate 

Futboll

Reprezentuesi i Shqipërisë shënon në Kupën kroate 

Më: 30 tetor 2019 Në ora: 18:18
Reprezentuesi i Shqipërisë shënon në Kupën kroate 

Lokomotiva e Zagrebit ka luajtur me Vinogradarin, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Kroacisë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 3:0 për ekipin ku aktivizohen dy futbollistët shqiptarë Lirim Kastrati e Myrto Uzuni.

Në këtë ndeshje protagonist ishte Uzuni, i cili shënoi një super gol për Lokomotivën, në minutën e 76-të të ndeshjes.

Uzuni vazhdon të tregojë edhe njëherë se është në një formë të mirë, teksa shpreson që të vazhdojë kështu.

Dy golat e tjerë për skuadrën e shqiptarit, u shënuan nga Marko Toliç, në minutat e 16’ dhe 91’. Lirim Kastrari e Myrto Uzuni ishin titullarë dhe luajtën 90 minuta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat