Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Andorrë

Futboll

Publikohen çmimet e biletave për ndeshjen Shqipëri-Andorrë

Më: 1 nëntor 2019 Në ora: 09:12
Ilustrim

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar çmimet e biletave për ndeshjen e parafundit kualifikuese të Euro 2020, Shqipëri-Andorrë e cila do të luhet më 14 nëntor në “Elbasan Arena”.

Sipas njoftimit të FSHF, sportdashësit e interesuar mund t’i gjejnë biletat pranë dyqanit zyrtar të FSHF-së, tek biletaria stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë ose në “Elbasan Arena” në Elbasan.

Gjithashtu, biletat do të shiten edhe online.

Një biletë në pjesën VIP do të kushtojë 8 000 lekë, ndërkohë që çmimi vjen dhe ulet ku vendet më të lira janë tribunat G2 dhe C2, të cilat do të kushtojnë vetëm 500 lekë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat