Fanella e veçantë e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

Futboll

Fanella e veçantë e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

Më: 2 nëntor 2019 Në ora: 16:38
Fanella e veçantë e Kosovës për ndeshjen kundër Anglisë

Sponsori i Kombëtares së Kosovës, Fourteen, e ka zbuluar edhe fanellën e veçantë që do ta mbajnë të veshur “Dardanët” më 17 nëntor, për ndeshjen kundër Anglisë.

Vetëm rreth 24 orë pasi u zbulua fanella e veçantë që lojtarët e Kosovës do ta kenë për ndeshjen kundër Çekisë, faqja zyrtare e Fourteen e ka zbuluar edhe atë për ndeshjen kundër Anglisë.

“Ne e mbajmë fjalim. Kosova kundër Anglisë  – edicioni i veçantë i fanellës së parë. Porositeni tani dhe mbështeteni Kombëtaren tuaj”, ka shkruar Fourteen në rrjetin social Facebook.

Kosova do të luajë kundër Çekisë më 14 nëntor si mysafirë, e tre ditë më vonë do ta presë në “Fadil Vokrri” Anglinë. Këto dy ndeshje, të fundit në kuadër të Grupit A kualifikues për EURO 2020, do të jenë vendimtare për fatin e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat