Del Piero: Lukaku? Jo më kot e donte edhe Juventus-i

Futboll

Del Piero: Lukaku? Jo më kot e donte edhe Juventus-i

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 08:09
Del Piero

Inter ka marrë një fitore të vuajtur 2-1 në fushën e Bologna-s falë dy golave të Romelu Lukaku-t. Me dygolëshin e kësaj fundjave, sulmuesi belg ka shkuar në kuotën e 9 golave të shënuar në 11 ndeshje të luajtura në Serinë A.

Paraqitja e yllit të Inter-it është vlerësuar edhe nga ish-kapiteni i Juventus-it, Alessandro Del Piero, i cili ka thënë për Sky Sport:

"Është një përzierje mes Vieri-t dhe Ibrahimovic-it. Është i aftë të mos zhvendoset si Bobo, është i fuqishëm më shumë se i shpejtë. Në lidhje me aftësinë për ta luajtur me topin në këmbë më kujton Ibrahimovic-in".

"Nuk është një rastësi që e donte edhe Juventus-i. Sot është e lehtë ta thuash, por Inter-i ka bërë një goditje të madhe, një lojtar me këto karakteristika bën gjithmonë diferencën në fushën e lojës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat