"Ronaldo dhe Messi janë monstra", - Mane nxjerr veten jashtëloje

Futboll

"Ronaldo dhe Messi janë monstra", - Mane nxjerr veten jashtëloje

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 12:14
Sadio Mane

Sulmuesi i Liverpool-it, Sadio Mane, është padyshim një nga më të mirët e planetit. Senegalezi i dha fitoren "Redsave" në ndeshjen kundër Aston Villës me një gol dhe asist, ndërsa zërat për topin e artë nuk e kanë shpërqëndruar. 

Ai mendon se është ende shumë larg Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

"Ata janë monstra. Unë mendoj se jam ende shumë larg tyre. Siç e kam thënë do të bëj gjithçka që t'u afrohem sado pak atyre", - tha sulmuesi i Liverpoolit. 

Mane ka bërë mjaft mirë, pasi fitoi Champions Leaguen me Liverpoolin sezonin e kaluar, shkoi në finalen e Kupës së Afrikës dhe zhvilloi një sezon fantastik në kampionat. Ai nuk shihet si pretendent për Topin e Artë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat