Arsenali i ofron kontratë të re, Aubameyang befason me përgjigjen

Futboll

Arsenali i ofron kontratë të re, Aubameyang befason me përgjigjen

Më: 3 nëntor 2019 Në ora: 17:39
Pierre-Emerick Aubameyang

Sulmuesi i Arsenalit, Pierre-Emerick Aubameyang është duke “mbajturshikuar opsionet e tij” përkundër përpjekjeve të mëdha të klubit për ta bërë atë të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë.

Sulmuesi i Gabonit ka shënuar 50 gola në 78 paraqitje për ‘Topçinjtë’ që nga transferimi nga Dortmundi në vitin 2018.

Arsenali ka hapur bisedime me 30-vjeçarin për një marrëveshje të re në klub, si njohje e kontributit të Aubameyang që nga ardhja në klub.

Por klubi ka qenë i irrituar nga mungesa e progresit të tyre dhe Goal raporton që Aubameyang nuk është i gatshëm në këtë kohë të vendosë të ardhmen e tij.

Sulmuesi po i mban të hapura opsionet e tij për të parë sesi sezoni pason për ‘Gunners’, ndërsa e ardhmja e Unai Emery ka të ngjarë të jetë një tjetër arsye e vonesës së tij.

Kontrata aktuale e tij skadon në vitin 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat