Martinez: Ishte mungesë pjekurie, nuk i kemi humbur shpresat

Futboll

Martinez: Ishte mungesë pjekurie, nuk i kemi humbur shpresat

Më: 5 nëntor 2019 Në ora: 23:31
Lautaro Martinez

Lautaro Martinez ishte një nga lojtarët që kishte guximin të dilte përpara gazetarëve pas humbjes së Interit me Borussia Dortmund.

“Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, por ishim një ekip komplet ndryshe në të dytën. Mbase kemi treguar mungesë maturie teksa kemi ndryshuar shumë pas pushimit.

Nuk erdhi prej lodhjes fizike, ishte mungesë përqendrimi dhe ulje e intensitetit më shumë se çdo gjë tjetër. Ishim në avantazh 2-0, nuk mund ta humbasim. Janë gjëra që ndodhin.

Duhet të tregohemi më të pjekur në këto nivele. Nuk i kemi humbur shpresat e kualifikimit, mund t’ia dalim.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat