Publikohen pamje tjera nga Arena Kombëtare

Futboll

Publikohen pamje tjera nga Arena Kombëtare

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 10:58
Arena Kombëtare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video nga brenda stadiumit Arena Kombëtare, në kryeqytetin shqiptar.

Në një video të shkurtër, Rama bën një panoramë të stadiumit të ri, që ashtu siç po pritet me entuziazëm nga shumë sportdashës, nuk mungojnë as kritikat për mungesën e një tribune të plotë.

Në këtë stadium pritet të luhet edhe ndeshja Shqipëri-Francë, për eliminatoret e Kampionatit Evropian, gjithsesi, UEFA ende nuk ka dhënë konfirmimin.

Përpara ndeshjes së 17 nëntorit, do të luhet një ndeshje e futbollit të femrave, Apolonia-Vllaznia, për të testuar stadiumin e ri dhe më pas do të merret vendimi përfundimtar nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat