Wenger kritikon Barcën: Gjithmonë prisni që Messi të bëj diçka

Futboll

Wenger kritikon Barcën: Gjithmonë prisni që Messi të bëj diçka

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:41
Messi

Barcelona po mbështetet shumë te Lionel Messi dhe po luan si një ekip në krizë, sipas ish trajnerit të Arsenalit, Arsene Wenger.

Kampionët e La Ligas nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim përballë Slavia Pragë në ‘Camp Nou’ në sfidën e Ligës së Kampionëve.

Edhe pse janë duke kryesuar në të dy garat, Barca nuk e ka guximin si një skuadër, dhe po presin që të gjitha t’i bëjë Lionel Messi.

“Ata janë në krye të ligës, ata janë në krye të grupit dhe ata luajnë si një ekip në krizë”, ka deklaruar Wenger.

“Loja e tyre është shumë e ngadaltë. Nuk ka asnjë dinamikë në 30 metrat e fundit, është shumë individuale”.

“Sa herë që humbasin topin, duket se ata do të pranojnë gol në kundërsulm, sepse nuk mund të merren me ritmin e kundërshtarit… ekipit i mungon dinamika, i mungon energjia, i mungon besimi”.

“Dukej sikura ata po luajnë dhe po presin që Messi të bëj diçka”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat