Wenger favorit për stolin e Bayernit

Futboll

Wenger favorit për stolin e Bayernit

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 11:56
Arsene Wenger

Ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, është favoriti për t’u bërë trajneri i Bayern Munich.

Bayern është në kërkim të një trajneri të ri pasi shkarkuan Niko Kovac para disa ditëve, transmeton KosovaPress.

Sipas disa mediave gjermane, Wenger është në kërkim të një klubi dhe “bavarezët”, po shihen si klubi ideal për të.

Dje stolin e gjigantit gjerman e ka refuzuar trajnerin i Ajaxit, Erik ten Hag.

Ndërsa trajnerët e tjerë që mbesin të lidhur me klubin gjerman janë Jose Mournho dhe Massimiliano Allegeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat