Wenger i interesuar të marrë drejtimin e Bayern Munich

Futboll

Wenger i interesuar të marrë drejtimin e Bayern Munich

Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 13:07
Arsene Wenger

Arsene Wenger është top favorit për të marrë drejtimin e Bayern Munich, pas shkarkimit të Niko Kovac.

Gjigantët e Bundesligës janë vënë në kërkim të një trajneri të ri, që do të zëvendësonte kroatin e shkarkuar, Niko Kovac.

70 vjeçari Arsene Wenger, është emri favorit për të marrë këtë pozitë.

Trajneri francez është i papunë që nga qershori i vitit 2018, kur ishte larguar nga Arsenal.

“Natyrisht”, u përgjigj Wenger kur u pyet nëse do të ishte i interesuar për punë në ‘Allianz Arena’.

“Trajnimi është ajo që ishtem gjithë jeta ime deri më tani. Të gjithë ata që kanë trajnuar do t’ju tregojnë të njëjtën gjë”.

“Ju mungon intensiteti, por disa gjëra ju mungojnë më shumë, disa gjëra nuk ju mungojnë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat