Klopp: Nuk mund ta respektoja më shumë Guardiolën - Bota Sot
Klopp: Nuk mund ta respektoja më shumë Guardiolën

Futboll

Klopp: Nuk mund ta respektoja më shumë Guardiolën

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 16:26
Jurgen Klopp dhe Pep Guardiola

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka mundur ta respektojë më shumë trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola para disa ditëve tha se sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, ndonjëherë stimulon, ndërsa tekniku gjerman nuk është ndier i lumtur nga kjo fjali dhe ka thënë se senegalezi nuk është stimulues.

Kjo gjë ka bërë që të fillojë ‘grindja’ mes dy trajnerëve, që po kalojnë në super formë me klubet e tyre.

Tekniku gjerman ka thënë se nuk ka mundur ta durojë më shumë teknikun spanjoll, por përsëri mendon se rivali është trajneri më i mirë në botë.

“Nuk munda ta respektoja më shumë. E njoh për një kohë të gjatë. Është gjë e madhe të jem kundërshtari i tij. Është trajneri më i mirë në botë dhe kemi shansin për t’i mposhtur, e cila do të jetë shumë e vështirë, por është e mundur. Kemi disa rezultate të mira kundër tyre”, deklaroi ai.

Ndeshja mes “Reds” dhe Cityt do të zhvillohet të dielën në “Anfield” dhe fillon në ora 17:30.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat