Inter humb Politanon për një muaj - Bota Sot
Inter humb Politanon për një muaj

Futboll

Inter humb Politanon për një muaj

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 18:17
Matteo Politano

Matteo Politano përballet me një qëndrim deri në një muaj rreth fushave, pas lëndimit të pësuar në këmbën e majtë.

Politano ka pësuar një lëndim në humbjen drastike që Inter e ka pësuar të martën mbrëma në Ligën e Kampionëve nga Borussia Dortmund me rezultat 3:2.

Një raport mjekësor i publikuar në faqen zyrtare të Interit, konfirmohet se lojtari ka një fryrje në kyçin e këmbës së majtë, dhe se ai ka nevojë për vëmendje për javët e ardhshme.

26 vjeçari si pasojë e këtij lëndimi do të humbas ndeshjet me Italinë, e pastaj edhe ndeshjet e Interit në Serie A kundër Hellas Verona, Torino dhe Spal.

Lojtari rrezikon të mungojë edhe në ndeshjen vendimtare të Interit në Ligën e Kampionëve kundër Slavias Pragës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat