Klopp habit me deklaratën për Guardiolën, mesazh për City-n - Bota Sot
Klopp habit me deklaratën për Guardiolën, mesazh për City-n

Futboll

Klopp habit me deklaratën për Guardiolën, mesazh për City-n

Më: 7 nëntor 2019 Në ora: 19:54
Jurgen Klopp, Pep Guardiola

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka folur para ndeshjes kundër Manchester City-t. Përballja mes "Redsave" dhe "Qytetarëve" do të jetë kryesfida e pesë ligave më të mëdha të Europës, pasi janë dy ekipet më në formë. Tekniku Klopp ka folur para sfidës dhe ka vlerësuar trajnerin Pep Guardiola. 

"Kam vetëm respekt për Pep Guardiolën. E njoh atë prej një kohe të gjatë dhe për mua është gjë e madhe të jem rivali i tij. Mendoj se është trajneri më i mirë në botë, por kemi shanse të fitojmë kundër ekipit të tij, pavarësisht se është e vështirë. Kjo gjë është mjaftueshëm për mua". 

Ai më pas ka komentuar dhe sfidën kundër "Qytetarëve" dhe objektivin e skuadrës së tij. "Është një ndeshje që do të futemi 100% për ta fituar. Do të japim maksimumin tonë. Ne duam të fitojmë dhe do të provojmë gjithçka që kjo të ndodhë. E dimë se është e vështirë, por do të shohim situatat që do të krijohen. E dimë se është ndeshje e madhe. E gjitha bota do ta shohë këtë sfidë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat