Gabigol: Flamengo më ndryshoi jetën, kam një ëndërr - Bota Sot
Gabigol: Flamengo më ndryshoi jetën, kam një ëndërr

Futboll

Gabigol: Flamengo më ndryshoi jetën, kam një ëndërr

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 08:03
Gabriel Barbosa

Sulmuesi brazilian i Inter-it, i huazuar te Flamengo, i njohur me pseudonimin "Gabigol", është rrëfyer në një intervvitë të dhënë për faqen zyrtare të FIFA-s.    

"Mendoj se jam përmirësuar shumë, kam ndryshuar shumë gjëra në jetën time qëkur jam kthyer nga Europa. Tani kam një ekspert ushqimesh, një kuzhinier, një fizioterapist dhe persona të tjerë që më ndihmojnë shumë. Tani mendoj vetëm për futbollin dhe kam arritur statistika shumë të mira, por dua të përmirësohem", ka thënë Gabigol.

"Adriano? Ndihem krenar për këtë krahasim, por akoma nuk e meritoj të krahasohem me atë dhe me Zico-n. Janë legjenda braziliane, kanë fituar tituj për klubet e tyre. Unë nuk kam fituar akoma asgjë dhe ka akoma shumë për të fituar, kampionatin dhe Kupën Libertadores. Ecuria ime është meritoë e punës së skuadrës, jo vetëm e imja".

"Kthimi te kombëtarja? Shpresoj të jetë një pikënisje. Është shumë bukur të jesh te Seleçao, vendi im, kombëtarja më e madhe në botë. Mësoj shumë gjëra atje. Jam argëtuar, kam veshur për disa minuta fanellën e Brazilit. Botërori? Është një ëndërr e madhe, e veçantë".

"Mbaj mend fitoren e Brazilit në 2002-shin, edhe pse isha i ri. Mbaj mend Botërorin e Brazilit në 2014-ën. Nuk morëm rezultatin që deshëm, por ka qenë një spektakël. Kemi lojtarë të mëdhenj në çdo pozicion: duhet të ndodhin shumë gjëra që ëndrra ime të realizohet, por unë provoj të punoj çdo ditë shumë për t'u përmirësuar".

"Do të më pëlqente të isha pjesë e Brazilit në 2022-shin", ka përfunduar Gabigol.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat