Zvicra pa Shaqirin, Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë - Bota Sot
Zvicra pa Shaqirin, Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë

Futboll

Zvicra pa Shaqirin, Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë

Nga: Kemajl Goca Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 15:57
Zvicra pa Shaqirin, Petkoviç fton vetëm dy shqiptarë

Kombëtarja e Zvicrës edhe kësaj radhe do të paraqitet pa Xherdan Shaqirin por edhe pa sulmuesin Admir Mehmedi, të cilët do të mungojnë për shkak se janë të lënduar.

Përzgjedhësi i Zvicrës, Vlladimir Petkoviç, ka ftuar dy futbollistë shqiptarë, mesfushorin ofensivë Granit Xhakën dhe sulmuesin Albian Ajeti, për sfidat me Gjeorgjinë dhe Gjibraltarin më 15 përkatësisht 18 nëntor, që luhet në kuadër të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Të ftuar janë portierët Sommer, Omlin, Mvogo, mbrojtës: Akanji, Benito, Cömert, Elvedi, Lang, Lichtsteiner, Mbabu, Moubandje, Rodriguez;

mesfushor-sulmues Ajeti, Drmiç, Fassnacht, Edimilson, Freuler, Seferoviç, Sow, Steffen, Vargas, Xhaka, Zakaria.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat