Stoli në rrezik, Valverde: S’më intereson, jemi nervozë! - Bota Sot
Stoli në rrezik, Valverde: S’më intereson, jemi nervozë!

Futboll

Stoli në rrezik, Valverde: S’më intereson, jemi nervozë!

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 18:01
Ernesto Valverde

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka folur para ndeshjes shumë të rëndësishme kundër Celtes. E ardhmja e tij në krye të stolit vendoset nga kjo sfidë, pasi humbja ndaj Levantes dhe barazimi ndaj Slavias së Pragues ka bërë që pozitat t'i lëkunden shumë. 

Shkundja e ekipit - "Ne kemi nevojë për fitore. Ne humbëm ndeshjen e fundit për 6 minuta. Ne duhet të fitojmë 3 pikët dhe të ecim para. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh. Jemi të motivuar dhe i dimë vështirësinë e ndeshjes".

Nervozimi - "Është i qartë dhe nuk kemi se çfarë themi shumë në lidhje me këtë pjesë. Të gjithë duhet të jemi të qetë, por nuk është aq e thjeshtë dhe duhet t'i pranojmë gjërat siç janë. Kemi humbur një ndeshje dhe barazuar një tjetër. Nëse na pyesnit një javë më parë, nuk kishim asnjë problem. Mund të ndryshojë gjithçka për keq apo për mirë për një javë".   

E ardhmja - "Nuk më shqetëson e ardhmja ime!"

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat