Scholes ka një këshillë për Man Utd, nuk do t’i pëlqejë Lindelofit

Futboll

Scholes ka një këshillë për Man Utd, nuk do t’i pëlqejë Lindelofit

Më: 8 nëntor 2019 Në ora: 20:22
Paul Scholes

Paul Scholes ka dhënë një këshillë për ish skuadrën e tij, Manchester United.

Ish mesfushori i Man United, Scholes, ka dhënë një këshillë për ‘Djajtë e kuq’, lidhur me qendrën e mbrojtjes.

Scholes beson se United duhet ta zëvendësojë mbrojtësin suedez, Victor Lindelof duke sjellë një tjetër mbrojtës të nivelit të Maguire, bën të ditur’ BT Sport’.

Maguire transferohej tek United për shumën e 80 milionë funteve gjatë verës së kaluar, duke u kthyer në mbrojtësin më të shtrenjtë në planet.

Paraqitjet e tij ishin solide, por sipas Scholes, ai duhet të ketë një partner më të mirë në qendrën e mbrojtjes.

Mbetet të shihet nëse United do të dëgjojnë këshillat e ish mesfushorit të Anglisë dhe të heqin dorë nga Lindelof, për të afruar një mbrojtës me kualitet më të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat