U zbulon “The Sun”; kampioni i botës refuzoi Real Madridin

Futboll

U zbulon “The Sun”; kampioni i botës refuzoi Real Madridin

Më: 11 nëntor 2019 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Mesfushori i Chelsea, N'Golo Kanté, dëshiron të qëndrojë në klubin londinez për shumë vite. Siç raportohet nga “The Sun”, francezi ka refuzuar të dëgjojë ofertat e disa prej klubeve të interesuar për të, përfshirë, veçanërisht, Real Madridin. Kampioni i botës ka në mendje të mbetet te “Blues” deri në fund të karrierës së tij. Francezi e përfundon kontratën aktuale në vitin 2023: "Në kokën time ekziston vetëm Chelsea. Dua të kem sezone të shkëlqyer këtu deri në vitin 2023".

Ai madje ka pranuar se opsioni për të qëndruar te blutë e Londrës deri në fund të karrierës ekziston, ndërsa tani është 28 vjeç: "Unë kam jetuar tri vite fantastike, duke fituar tituj këtu. Ky është një klub, në të cilin jam rritur shumë dhe ku dua të vazhdoj me fitore”. Që prej mbërritjes nga Leicester, Kanté është bërë një lojtar i domosdoshëm për Chelsea dhe një nga mesfushorët më të mirë në botë. Ka shumë klube që do ta donin në radhët e tyre, por ky vendim i francezit i largon ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat