'Vëllai i Kosovës' përjashtohet nga Kombëtarja angleze

Futboll

'Vëllai i Kosovës' përjashtohet nga Kombëtarja angleze

Më: 12 nëntor 2019 Në ora: 10:13
'Vëllai i Kosovës' përjashtohet nga Kombëtarja angleze

Raheem Sterling është përjashtuar nga Kombëtarja angleze para ndeshjes së nëntorit ndaj Malit të Zi.

Kombëtarja e Anglisë do t’i zhvillojë dy ndeshje kualifikuese të Evropianit në muajin nëntor.

“Tre Luanët” të enjten, më 14 nëntor do të presin Malin e Zi, para se të zbarkojnë në Kosovë për takimin që do të luhet në “Fadil Vokrri” më 17 nëntor, ditën e diel.

Por, njëri prej yjeve më të mëdha të kombëtares, Raheem Sterling, është përjashtuar në prag të ndeshjes me Malin e Zi derisa nuk dihet nëse do të luajë edhe me Kosovën.

Sterling ka filluar të cilësohet si vëlla nga populli i Kosovës, që i ka uruar mirëseardhje të ngrohtë në prag të ndeshjes.

Sidoqoftë, Sterlingu është përjashtuar nga kombëtarja, të paktën për ndeshjen me Malin e Zi, shkruan insporti. Kjo për shkak se ai pati një përplasje në stërvitje me bashkëlojtarin e tij te kombëtarja, mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez.

Siç raportojnë mediat angleze, Sky Sports e BBC, dyshja patën një përplasje që kishte të bëjë me fitoren e Liverpoolit ndaj Cityt në fundjavë.

Dyshja ishte përplasur edhe gjatë ndeshjes së të dielës në “Anfield”, mirëpo zënka e tyre vazhdoi më pas edhe në kompleksin e stërvitjeve, St George’s Park.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat