Megjithatë, Raheem Sterling do të luajë në Kosovë

Futboll

Megjithatë, Raheem Sterling do të luajë në Kosovë

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 00:41
Raheem Sterling

Raheem Sterling është përjashtuar nga skuadra e Anglisë për ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ ndaj Malit të Zi.

Këtë vendim përzgjedhësi Gareth Southgate e ka marrë pas zënkës së tij me mbrojtësin e Liverpoolit, Joe Gomez që kishte filluar prej derbit të Premier Ligës në fundjavë dhe kishte vazhduar të hënën në stërvitje me kombëtaren.

Mirëpo, “Daily Mail” bën të ditur se anësori i Manchester City do të kthehet në skuadër dhe pritet të jetë startues në ndeshjen e të dielës në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kosovës.

Southgate ka thënë se Sterlingu është pjesë shumë e rëndësishme e planeve të tij, prandaj pezullimi ka ndodhur vetëm për sfidën ndaj Malit të Zi.

“Raheem Sterling është shumë i rëndësishëm për ne, por mendova se ishte gjëja e duhur për të bërë (suspendimi). I dua të gjithë lojtarët e mi. Jemi si një familje dhe të gjitha familjet kanë mospajtime. E rëndësishme për një familje është që të komunikojë dhe t’i tejkalojë problemet”, ka thënë Southgate në konferencën e tij për shtyp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat