PSG dëshiron ta kompletojë transferimin e Icardit

Futboll

PSG dëshiron ta kompletojë transferimin e Icardit

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 10:57
Mauro Icardi

PSG dëshiron ta blejë sulmuesin Mauro Icardi nga Interi.

Icardi është huazuar gjatë afatit veror me mundësi blerje në fund të sezonit dhe sipas mediave klubi francez dëshiron ta kompletojë transferimin në afatin dimëror.

PSG është i gatshëm të paguajë 65 milionë euro për argjentinasin dhe t’i ofroi kontratë pesëvjeçare,

Icardi brenda një kohe shumë të shkurtër ka arritur të hyjë në formacionin e parë duke e lënë si rezervë sulmuesin Edison Cavani.

Argjentinasi ka arritur të shënojë pesë gola në Ligue 1 dhe katër të tjerë në Ligën e Kampionëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat