Rakitic me deklaratë emocionuese: Jam i trishtuar

Futboll

Rakitic me deklaratë emocionuese: Jam i trishtuar

Më: 13 nëntor 2019 Në ora: 15:52
Ivan Rakitic

Ivan Rakitic ndihet sikur Barcelona “mori topin tim” pasi nuk po ka minutazh këtë sezon.

Një interpretues me ndikim që kur u bashkua me Barcën para fitimit të tripletës 2014/15, Rakitic ka ngrohur stolin që pas ardhjes së holandezit Frenkie de Jong në verë.

Mesfushori kroat ka startuar vetëm në njërën nga shtatë paraqitjet e tij në La Liga.

I pyetur në lidhje me gjendjen e tij të vështirë në një intervistë për Universo Valdano në Movistar, Rakitic u përgjigj: “Si mund ta shijoj? Është sikur të kam thënë shumë herë, si ndihet vajza ime e vogël kur merr një lodër prej saj?”

“Ajo ndjehet e trishtuar. Epo, unë ndjehem njësoj. Ata morën topin tim. Ndihem i trishtuar”, deklaroi kroati.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat