Fenerbache jep detaje për lëndimin e Muriqit - Bota Sot
Fenerbache jep detaje për lëndimin e Muriqit

Futboll

Fenerbache jep detaje për lëndimin e Muriqit

Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 17:24
Vedat Muriqi

Vedat Muriqi do të jetë mungesa e madhe e Kosovës në takimin e sotëm ndaj Çekisë.

Muriqi pësoi një lëndim në javën e kaluar ndaj Kayserisporit dhe pas arritjes në Kosovë u konfirmua edhe zyrtarisht se ai do të mungojë në duelin ndaj Çekisë.

Për lëndimin e Vedat Muriqit ka reaguar edhe Fenerbahce, ku ka sqaruar situatën e tij.

“Lëndimi i Vedatit u raportua te Kombëtarja pa arritur ende ai. Sidoqoftë, ata donin të shikonin situatën përfundimtare të lojtarit dhe kur panë rezultatin, ata vendosën që lojtari të mos luante”, thuhet në njoftimin e klubit”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat