Emocione të mëdha, Kosova nuk ia del në Çeki! Shqipëria zhgënjen - Bota Sot
Emocione të mëdha, Kosova nuk ia del në Çeki! Shqipëria zhgënjen

Futboll

Emocione të mëdha, Kosova nuk ia del në Çeki! Shqipëria zhgënjen

Nga: Kemajl Goca Më: 14 nëntor 2019 Në ora: 20:35
Pamje nga ndeshja e sotme

(E plotësuar) - Lojë me përplot emocione dhe me përmbysje në rezultat në stadiumin  “Doosan Arena” në Plzen, ku Kosova nuk ia del në përballje me Çekinë, duke pësuar humbje me rezultat 2:1 në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  

Djelmoshat tanë të parët avancuan në minutën e 50-të, dhuruan emocione të pakufishme dhe në anën tjetër ankth te çekët por pësuan në 20 minutat e fundit. Një sfidë për mbamendje, emocionuese dhe një Kosovë që ishte shumë afër rezultatit pozitiv.

Një ndeshje sikur finale, sfidë vendimtare dhe gjithçka u vulos sa i përket kualifikimit në grupin A. Anglia dhe Çekia siguruan kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, ndërsa Kosova duhet të kërkojë kualifikimin në gjysmëfinale të play-off-it e Ligës së Kombeve, ku do të takohet në mars të vitit 2020 me Maqedoninë Veriore. Anglia është në vend të parë me 18 pikë, Çekia e dyta me 15 sosh, Kosova 11, Bullgaria dhe Mali i Zi me nga 3 pikë.

Në minutën e 6-të, Kosova me fat të madh, kur Michael Krmencik godet fortë por Muriç si hero i vërtet me maje të gishtërinjve dëbon topin dhe shpëtoi portën e tij. Jankto nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra dërgon goditje të fortë, portieri Aron Muriç në nivel të lartë, për bukuri reagon dhe shpëton portën në minutën e 24-të. Pjesa e dytë me emocione dhe një Kosovë e rrezikshme kur edhe avancon. Në minutën e 48-të, Amir Rrahmani nga rreth 17 metra gjuajti por topi shkoi jashtë shtyllës pingule. Në minutën e 50-të, stadiumi “Doosan Arena” në Plzen, hesht i tëri.

E kush tjetër e heshti, Atdhe Nuhiu i cili shënon me kokë nga rreth 15 metra. Nuhiu “fluturon” si supermen dhe me kokë shënon gol të bukur pas harkimit të Florent Hadërgjonaj dhe 0:1.  Në minutën e 71-të, Alex Kral barazon rezultatin. Ai shënoi nga rreth 20 metra, duke e lënë të shtangur portierin Muriç, ku topi futet në këndin e djathtë. Brenda dy minutave dy herë u godit tërthorësja e Kosovës. Së pari Jankto (74’) e pastaj Ondrasek (76’).  Minutat vijues, Kosova bie në presionin e çekëve dhe kjo i kushtoi kur pësuan edhe golin tjetër, kur Ondrej Celustka nga afërsia shënon për 2:1.  Çekia luajti më mirë, pati dominimin, dy herë goditi tërthorësen dhe fituan me rezultat 2:1.

Të dielën në orën 18.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen e fundit të grupit, kundër Anglisë, apo djepit të futbollit!  Shqipëria zhgënjen me barazim me rezultat 2:2 me Andorrën, në kuadër të grupit H. Në minutën e 6-të, Bekim Balaj gjen rrugën e rrjetës! Pas një harkimi të Roshit nga e djathta, sulmuesi shkodran godet saktë me kokë  duke tundur rrjetën! Në minutën e 18-të, befasojnë miqtë! Pas një harkimi nga e majta, futbollisti i Andorrës, Martinez, nuk ka falur brenda zonës, duke barazuar shifrat! Aksion model i Andorrës! Fantastik portieri i Andorrës, i cili i ka mohuar një gol të sigurt kapitenit Memushaj, pas gjuajtjes brenda zonës pikërisht në minutën e 22-të! Në minutën e 35-të, Ismajli lëshon një predhë nga afro 30 metra me të djathtën, topi shkon ngjitur me shtyllën! Në minutën e 48-të, tronditen kuqezinjtë, Andorra përmbys rezultatin me autor C. Martinez! Ekzekutim perfekt brenda zonës i futbollistit të Andorrës! Në minutën e 55-të, Rei Manaj barazon shifrat, pas asistimit të Roshit! Sulmuesi lushnjar godet bukur brenda zonës duke e dërguar topin në cepin e portës! Shqipëria zhgënjen me barazim 2:2 me Andorrën. Shqipëria renditet në vend të katërt me 12 pikë, kurse  Andorra është në pozitën e pestë me 4 sosh.

Çekia-Kosova 2:1
Stadiumi “Doosan Arena”, Plzen.
Shikues: 11.700.
Gjyqtar: G. Rocchi (Italia). 
Shënues: Kral (71), Celustka (79’) -  Nuhiu (50’).
Kartonat e verdhë: Boril, Soucek - Rashkaj, Aliti, Nuhiu, Zhegrova.
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Brabec, Boril, Kral, Soucek, Masopust (Sevcik 76’), Darida, Jankto (Kaderabek (90’), Krmencik (Ondrasek 61’).
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Rashkaj (Halimi 46’), V. Berisha, Hadërgjonaj (Zhegrova 77’), Celina (Rashani 85’), Rashica dhe Nuhiu.

Shqipëria-Andorra        2:2
Stadiumi "Elbasan Arena", Elbasan.
Gjyqtar: K. Tohver (Estonia).
Shënues: Balaj (6'), Manaj (55’) – C. Martinez (18' e 48’).
Kartonat e verdhë: Balaj - Rubio, Llovera, Clemente, Cervoz.
Shqipëria: Berisha, Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Roshi, Ndoj (Bare 60’), Ramadani (Seferi 73’), Memushaj, Trashi (Hysaj 46’), Balaj dhe Manaj.
Andorra: Gomes, Rubio, Llovera, Garcia, San Nicolas, Clemente, Vales, Moreno, C. Martinez (Fernandez (79’), Cervos dhe Alaez (A. Martinez (89’).

Grupi A
Çekia-Kosova    2:1 (0:0)
Anglia-Mali i Zi    7:0 (5:0)

Tabela
1. Anglia    7    6    0    1    18
2. Çekia    7    5    0    2    15
3. Kosova    7    3    2    2    11
4. Mali i Zi    8    0    3    5    3
5. Bullgaria    7    0    3    4    3

Grupi H
Shqipëria-Andorra    2:2 (1:1)
Franca-Moldavia    2:1 (1:1)
Turqia-Islanda    0:0 (0:0)

Tabela
1. Franca    9    7    1    1    22
2. Turqia    9    6    2    1    20
3. Islanda    9    5    1    3    16
4. Shqipëria    9    4    1    4    13
5. Andorra    9    1    1    7    4
6. Moldavia    9    1    0    8    3

79’ Mbrojtja jonë nuk reagoi si duhet dhe Ondrej Celustka nga afërsia shënon për 2:1.

Çekia avancon 2:1.

75' Sërish tërthorsja shpëton Kosovën, Ondrasek përpak shënon. 
74' Tërthorsja shpëton Kosovën, kur Janktop nga afërsia godet fortë.

71' Alex Kral barazon rezultatin. Ai shënoi nga rreth 20 metra, duek e lënë të shtangur portierin Muriç, ku topi futet nmë këndin e djathtë.

Çekia-Kosova 1:1.

69' Portieri Muriç lëndohet paksa por është në gjendje të mirë dhe vazhdon loja.

65' Tifozët çek në ankth, të mërdhirë!

62' Lojë me emocione, Kosova kërkon trepikëshin e ëndrrës së madhe, të kualifikimit, sepse i duhet vetëm një pikë me Anglinë dhe të shkojë në Kampionatin Evropian, me kusht që sonte të fitojë.

60' Kosova luan me shumë siguri, kërkojnë edhe golin e radhës. Çekia orvatet për barazim.  

57' Lojë e madhe e Kosovës, Rashica, Nuhiu dhe të gjithë e japin maksimumin.

54' Kosova luan me zemër, Çekia në presion të madh dhe në ndjekje të rezultatit.

50' Atdhe Nuhiu shënon. Ai nga rreth 15 metra me kokë shënon gol të bukur në këndin e majtën pas harkimit të Florent Hadërgjonaj.

48' Amir Rrahmani gjuajti por topi shkoi jashtë shtyllës pingule.

47’ Kosova bën zë vendimin e parë, Besar Halimi në vend të Anel Rashkaj.

46' Fillon pjesa e dytë.

Përfundoi pjesa e parë, Çekia-Kosova 0:0.
Çekia dominoi në pjesën e parë.

44’ Çekia-Kosova 0:0
Stadiumi “Doosan Arena”, Plzen.
Gjyqtar: G. Rocchi (Italia). 
Kartonat e verdhë: Boril - Rashkaj, Aliti, Nuhiu.
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Brabec, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Krmencik.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Rashkaj, V. Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Nuhiu.

42' Lojë me ritëm, mbi 11 mijë shikues në Plzen, raportohen se janë rreth 1 mijë shqiptarë të pranishëm.

39' Kosova po mbahet mir, po e përballon presionin çek dhe tenton që të befasojë me ndonjë kundërsulm.

35' Çekia ka posedimin  topin 63 për qind për dallim nga Kosova 37. Çekia po luan më mirë, po sulmon dhe ka pasur edhe dy raste të mira.

Image

32' Kartonat e verdhë: Boril - Rashkaj, Aliti, Nuhiu.

28' Ende 0:0, Kosova në presion.

24' Jankto nga gjuajtja e lirë rreth 25 metra dërgon goditje të fortë, portieri Aron Muriç në nivel të lartë, për bukuri reagon dhe shpëton portën. 

22' Lojë e mirë por pa gola deri me tash.

19' Kosova të lirohet sa më parë nga presioni i çekëve. Vendasit sulmojnë që sa më parë të shënojnë .

15' Mesfushori Anel Rashkaj ndëshkohet me karton të verdhë. 

14' Rezzultati edhe më tej 0:0. Lojë e mirë, Kosova kërkon që të rrezikojë.

12’ Çekia po e administron lojën, kërkon me ngulm të shënojë.
9' Çekia e mban në presion Kosovën, janë shumë të rrezikshëm.

6’ Fat i madh për Kosovën, kur Michael Krmencik godet fortë por Muriç si hero i vërtetë me maje të gishtërinjve dëbon topin dhe shpëtoi portën e tij.2' Nuk ka gola .

Çdo gjë e gatshme.

Kudo emocione, të gjithë në pritje të sfidës së madhe, sikur finale në mes Çekisë dhe kombëtares së Kosovës në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. ]

Kosovës i duhet si buka fitorja, që të jetë afër kualifikimit historik.

Sfidë drithëruese, të gjithë. Kosova renditet në vend të tretë me 11 pikë, ka një me pak se Çekia dhe katër se lideri Anglia.

Çekia-Kosova
Stadiumi “Doosan Arena”, Plzen.
Gjyqtar: G. Rocchi (Italia). 
Çekia: Vaclik, Coufal, Celustka, Brabec, Boril, Kral, Soucek, Masopust, Darida, Jankto, Krmencik.
Kosova: Muriç, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Kololli, Rashkaj, V. Berisha, Hadërgjonaj, Celina, Rashica dhe Nuhiu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat