Ikë po ajo - Bota Sot
Ikë po ajo

Futboll

Ikë po ajo

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 11:39
Elseid Hysaj

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj. Sipas numrit 1 të qeverisë së futbollit shqiptar, shkodrani nuk do të ndryshojë ambient gjatë merkatos së janarit.

“Hysaj meriton të luajë, nuk do të largohet nga Napoli në janar. Pastaj, në fund të sezonit, mund të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. Di që i skadon kontrata. Më kanë thënë se nuk është e lehtë të punosh me Aurelio De Laurentiis.”

Më shumë interes për opinionin sportiv në Itali kishte deklarata e Dukës për të ardhmen e Carlo Ancelottit.

“Do të ketë Ancelotti ai që do të largohet. Më vjen keq për Carlon, sepse jam tifoz i Milanit, por me aq sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri".

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat