Xhaka ballëlart me Zvicrën - Bota Sot
Xhaka ballëlart me Zvicrën

Futboll

Xhaka ballëlart me Zvicrën

Më: 19 nëntor 2019 Në ora: 18:03
Xhaka ballëlart me Zvicrën

Futbollisti Granit Xhaka shënoi golin e fundit (86’) përkatësisht të fitores së thellë të Zvicrës me rezultat 6:1 kundër Gjibraltarit, në kuadër të ndeshjes së fundit të grupit D të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.

Zvicra përfundoi në vend të parë me 17 pikë, ndërsa Danimarka në pozitën e dytë me 16 sosh dhe siguruan biletën për në Kampionatin Evropian.

Xhaka ka publikuar një postim në rrjetin social ‘Facebook’, derisa ka falënderuar tifozët për mbështetjen.

“Faleminderit të gjithë tifozëve tanë për mbështetjen e mrekullueshme në këtë cikël eliminator”, ka shkruar Xhaka. Ndryshe, Xhaka ishte ndër futbollistët më të rëndësishëm të Zvicrës në këtë kampanjë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat