Ja çfarë thotë Lewandowski për rikthimin e Guardioles

Futboll

Ja çfarë thotë Lewandowski për rikthimin e Guardioles

Më: 20 nëntor 2019 Në ora: 10:17
Robert Lewandowski dhe Pep Guaridola

Sulmuesi i Bayern Munich, Robert Lewandowski ka pranuar se do të mirëpres trajnerin Pep Guaridola.

Trajneri i Manchester Cityt është në listën e “bavarezëve” për ta zëvendësuar trajnerin Niko Kovac që u shkarkua para dy javëve.

Sulmuesi me prejardhje nga Polanda tha se tekniku spanjoll di që t’i përmirësoj të gjithë lojtarët.

“Sigurisht nuk është vendimi im. Por Guardiola në mendimin tim bën çdo lojtarë më të mirë, pra të gjithë do të ishin me fat nëse do stërviteshin nën urdhrat e tij”, deklaroi ai.

Bayern për momentin është në vendin e tretë me 21 pikë, katër me pak se lideri Borussia Monchengladbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat