Atdhe Nuhiu e pëson keq: Dënohet me 660 funte, dhe 6 muaj pezullim

Futboll

Atdhe Nuhiu e pëson keq: Dënohet me 660 funte, dhe 6 muaj pezullim

Më: 21 nëntor 2019 Në ora: 22:38
Atdhe Nuhiu

Disa ditë para se të udhëtonte për në Prishtinë, para zhvillimit të dy ndeshjeve kualifikuese të Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë, Atdhe Nuhiu është ndaluar nga Policia angleze në komunikacion.

Sulmuesi i skuadrës angleze, Sheffield Wednesday, është ndaluar pasi është kapur duke vozitur veturën, teksa ka qenë duke përdorur telefonin celular.

E, disa ditë para ndeshjes kundër Anglisë në Prishtinë, mes datave 6 dhe 9 nëntor, një gjykatë e shkallës së parë në Sheflid e ka dënuar Atdhe Nuhiun me 660 funte dhe me pezullim të patentë shoferit për 6 muaj.

Vendimet e kësaj gjykate janë publikuar në media.

“Atdhe Nuhiu: 30 vjeç, nga Riverdale Road, Fulwood, duke vozitur ka përdorur telefonin celular duke e mbajtur në duar. Dënohet me 660 funte gjobë, i skualifikohet mbajtja e patentës së shoferit për 6 muajt e ardhshëm”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Atdhe Nuhiu ka realizuar një gol në dy ndeshjet e Kosovës ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat