Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapesë të xhiros së 16-të në Superligën e Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit.
Skuadra e Ismet Munishit ka përfunduar pjesën e parë me epërsi 2:1 ndaj skuadrës së Gentian Mezanit.
Golat për Ballkanin në këtë pjesë të parë i shënuan dyshja tejet e talentuar, Blend Baftiu dhe Jetmir Topalli.
Ndërsa për skuadrën mysafire të vetmin gol e shënoi Gerhard Progni në minutën e 36-të të ndeshjes.
Momentalisht këto dy skuadra ndajnë vendin e parë në tabelë, ndërsa me një fitore të mundshme Ballkani do të mbetej e vetmuar në pozitën e liderit