Marchisio: Ka tre tru, meritonte Topin e Artë

Futboll

Marchisio: Ka tre tru, meritonte Topin e Artë

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:29
Claudio Marchisio

Claudio Marchisio ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli para pak kohësh, por bota e topit do të mbetet gjithmonë në zemrën e tij.

Në një intervistë të dhënë për Be Soçer, ish-lojtari i Juventus-it ka shprehur opinionin e tij në lidhje me një prej mesfushorëve më të mirë të historisë së futbollit: Andres Iniesta.

"Andres Iniesta është një lojtar fantastik. Kemi një marrëdhënie shumë të mirë. Nuk e kuptoj pse nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë", ka thënë Marchisio.

"Siç kam thënë në një intervistë kohët e fundit, Iniesta ka tre tru: një në këmbën e djathtë, një në atë të majtën dhe një në kokë. Është mbresëlënës për faktin e se bën gjithçka të duket e lehtë kur luan".

"Ka qenë arma fatale e Barcelona-s. Sigurisht, ata kishin dhe kanë Messi-n, por Iniesta ka qenë një nga më të mirët e historisë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat