Trajneri i Milanit mban premtimin mbi renditjen dhe flet për Ibrahimovic dhe Piatek!

Futboll

Trajneri i Milanit mban premtimin mbi renditjen dhe flet për Ibrahimovic dhe Piatek!

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 16:34
Stefano Pioli

Stefano Pioli, trajneri i Milanit, ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ndaj Napolit dhe ka pranuar se premtimin që kishte bërë për të ngjitur renditjen në qendrën stërvitore të Milanelos e ka mbajtur.

"Po, e ngjita! Tani e shohin të gjithë lojtarët. Dua 200% nga ata ndaj Napolit. Nuk mund të gabojmë më teknikisht dhe taktikisht".

"Pushimi i gjatë? Nuk më pëlqen aspak, ju pëlqen ju gazetarëve për të shpikur diçka. Ibrahimovic? Lëreni merkaton tani, sepse ka kohë. Por, që Ibrahimovic është kampion i madh nuk ka diskutim".

Sakaq, Caldara "nuk është gati, por do të jetë pas dy javësh. Piatek? E pashë në rritje me Juventusin, duhet ta ndihmojmë edhe ne. Kessie? Gabime bëjmë të gjithë, duhet ta rikuperoj".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat