Rregulla strikte e Contes: Lojtarët duhet të bëjnë seks rrallë, ta bëjnë shpejt dhe femra duhet të jetë përfundi

Futboll

Rregulla strikte e Contes: Lojtarët duhet të bëjnë seks rrallë, ta bëjnë shpejt dhe femra duhet të jetë përfundi

Më: 22 nëntor 2019 Në ora: 18:35
Antonio Conte

Futbolli dalëngadalë po i nënshtrohet idesë së përfitimeve margjinale.

Ky sport fillimisht u duk i vendosur të mos ndjekte hapat e sporteve të tjera si çiklizmi përshembull.

Tani, megjithatë, top klubet po punësojnë gjithnjë e më shumë specialistë në tentativë për t’i përmirësuar rezultatet në fushë.

Vetëm shikoni Jurgen Kloppin te Liverpooli, ai ka punësuar një trajner të rivënieve me duar, duke shpresuar se ai mund t’i mësojë lojtarët të hedhin topin me dorë më shumë nga vijat jashtë fushës.

Por përfitimet margjinale mund të adaptohen edhe jashtë fushës stërvitore.

Pyeteni Antonio Conten.

Tekniku italian beson se kryerja e marrëdhënieve seksuale ka impakt negativ te lojtarët në paraqitje.

Për këtë, ai u ka thënë lojtarëve se ata duhet të bëjnë seks me shpejtësi dhe nuk duhet të jenë në pjesën e poshtme.

“Unë ua shpjegoj lojtarëve si duhet të bëjnë seks,” tha Conte.

“Gjatë periudhës së kompeticioneve, interaksioni nuk duhet të zgjas shumë dhe me sa më pak mundime që është e mundshme dhe duhet të jenë në pjesën e poshtme të shtratit.” 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat