Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna...

Futboll

Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna...

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:17
Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna...

Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”, mesazhi emocionues i “Ballistëve” nga ndeshja e sotme

Tmerr, panik dhe bilance tragjike. Shqipëria u zgjua dje nën lëkundje të forta sizmike, që e kanë kaluar edhe tërmetin e fuqishëm të shtatorit. Pasojat e rënda kanë bërë që vendi sot të jetë në ditë zie kombëtare.

Ndërkohë, zisë Kombëtare të Shqipërisë, i është bashkuar edhe Federata e Futbollit në Maqedoni. Ata kanë vendosur që të gjitha ndeshjet që do të zhvillohen sot për kampionatin maqedonas, do të nisin me një minutë heshtje.

Nuk kanë munguar as mesazhet emocionues nga tifozët shqiptarë në Maqedonin e Veriut. Tifogrupi “Ballistët” e Tetovës, kanë shpalosur ditën e sotme në përballjen ndaj Struga Trim & Lum, një banderolë ku shkruhej “Zemra më djeg kur të shoh në zi, bëhu e fortë nëna Shqipëri”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat