Drejtori i Zvezdës i turpëruar dhe i skuqur keq në Beograd

Futboll

Drejtori i Zvezdës i turpëruar dhe i skuqur keq në Beograd

Nga: Kemajl Goca Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:41
Drejtori i Zvezdës i turpëruar keq në Beograd

Një kohë të gjatë do të mbajnë mend fuqinë e gjermanëve, Bayernin nga Munihu!  
Bayerni si makineri e bëri për vaj klubin e Cërvena Zvezdës, duke e deklasuar midis Beogradit me rezultat 6:0, në kuadër të grupit B të Champions League në futboll.

Polaku Robert Lewandowski realizoi katër gola, duke e turpëruar keq Zvezdën që ka drejtor sportiv Mitar Mërkellën dhe kryetar nderi dhelprën dinake, Dragan Xhajiç.

"Kjo humbje me siguri ka qenë e rëndë për të gjithë ne. Kjo na ka bërë të qartë se na nevojiten korrigjime. Ne jemi të vetëdijshëm se ka gabime që duhet të korrigjohen sa më shpejt.

Por ajo që dua të bëj së pari si drejtor sportiv është t'i japim trajnerit tonë mbështetjen maksimale”, ka thënë mes të tjera Mërkella, i cili është i turpëruar dhe skuqur keq se çfarë debakli përjetoi në stadiumin “Rajko Mitiç”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat