Dukagjini i drejtohet Agim Ademit

Futboll

Dukagjini i drejtohet Agim Ademit

Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 16:45
Dukagjini i drejtohet Agim Ademit

Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina njofton mbarë opinionin e gjerë sportdashës dhe të gjitha klubet e futbollit të Kosovës se ne si klub jemi në perkrahje të pa rezervë të presidentit aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, z Agim Ademi.

Ju bëjmë me dije se ne asnjëherë dhe për asnjë çmim nuk do bimë pre e asnjë individi dhe grupacioni të caktuar dashakeq.

Në momentin që e kemi votuar për president të federatës z Agim Ademi para një viti e ca kemi konsideruar që është njeriu adekuat për ta udhëhequr këtë institucion, gjë të cilën e ka dëshmuar tash e sa kohë që është në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Prandaj duke parë që ditët e fundit janë ngritur zëra dhe po punohet në çdo formë të shkakrkohet z Agim Ademi nga kreu i Federatës, ne si klub jemi kundër një fushate të tillë denigruese, sepse ne e duam një federatë funksionale, e duam një kombetare që çdo ditë po na bënë krenarë me sukseset e saja e me këtë i duam njerëzit që punojnë dhe japin çdo gjë nga vetja siç është rasti i z. Ademi.

Andaj përmes kësaj që u tha më lartë, ne si klub konsiderojmë që janë të kota përpjekjet e grupeve të caktuara klanore, biznesmen e sidomos politikanë që më së paku marrin vesh kah sporti, ta ndalin suksesin e punës së z Ademi dhe insititucionit që ai udhëheq, shkruan Kryesia e KF Dukagjini nga Klina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat