E rrallë: Luan dy ndeshje Champions brenda 4 orësh, humbet te të dyja!

Futboll

E rrallë: Luan dy ndeshje Champions brenda 4 orësh, humbet te të dyja!

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 09:20
Amine Gouiri

Quhet Amine Gouiri dhe është padiskutim stakanovist i topit! Sulmuesi i datëlindjes 2000 dhe që luan me Olimpique Lyon është përballur dy herë ndaj Zenitit, me dy skuadra të ndryshme.

Në ndeshjen e orës 12:00 të ditës së mërkurë, formacioni i ri i OL, ka luajtur një pjesë loje (u zëvendësua në të 46’) në Youth League, duke humbur 3-1. Më pas, sfida e orës 18:55, kur u futë në vend të Andersen në të 83’ dhe skuadra e tij u mund sërish 2-0 në Champions League e ekipeve të mëdha.

Dy ndeshje ndaj Zenitit në pak kohë dhe dy humbje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat