Edhe kjo skuadër spanjolle në mbështetje të Shqipërisë

Futboll

Edhe kjo skuadër spanjolle në mbështetje të Shqipërisë

Më: 29 nëntor 2019 Në ora: 22:46
Spanja

Momentet e vështira që Shqipëria po kalon kanë bërë jehonë edhe jashtë vendit, teksa futbolli që është edhe sporti më popullor, nuk mund të mos solidarizohej.

Kështu, kemi parë klube të ndryshme në Itali, Turqi dhe Greqi të solidarizohen dhe mbështesin vendin tonë, i goditur nga tërmeti i rëndë që solli tragjedi.

Malaga, skuadra ku luan Kejdi Bare dhe Armando Sadiku, ka zbritur sonte në fushë me një fanellë ku shkruhej “pray for Albania”, pra “lutuni për Shqipërinë”.

Malaga luan në fushën e Numancias sonte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat