PSG përgatit goditjen e madhe, ylli i Barcelonës dhe trajneri i krisur në Paris

Futboll

PSG përgatit goditjen e madhe, ylli i Barcelonës dhe trajneri i krisur në Paris

Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 08:25
Diego Simeone

 

PSG mund të ndryshojë sërish fizionomi në merkaton e verës. Klubi francez kërkon me ngulm sukseset në Europë, pasi në Francë po dominon dhe e ardhmja e Thomas Tuchel vendoset nga ecuria e këtij sezoni në Champions League. 

Eliminimi i sezonit të kaluar nga Manchester United ka lënë të zhgënjyer drejtuesit e PSG-së dhe ata nuk janë të bindur nga trajneri gjerman. Emri i ri që pritet të zëvendësojë teknikun është Diego Simeone. 

"El Cholo" është njeriu që ndihmoi në ringritjen e Atletico Madrid-it dhe ka arritur suksese të mëdha. Francezët e kanë të vështirë të arrijnë te tekniku argjentinas, pasi ky i fundit ka nisur revolucion te skuadra spanjolle në verë. 

Emri që mund të bindë Simeonen të kalojë në Francë është Antonie Griezmann. Sulmuesi nuk po bën mirë te Barcelona dhe dëshira e PSG për ta rrëmbyer mbetet e madhe. Kampionët duan dhe kampionin e botës, pasi ky i fundit nuk po bën aspak mirë në Katalunja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat