Challandes komenton shortin e Euro 2020: Nuk është problem grupi, duhet të kualifikohemi – kemi mundësi reale

Futboll

Challandes komenton shortin e Euro 2020: Nuk është problem grupi, duhet të kualifikohemi – kemi mundësi reale

Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 00:26
Bernard Challandes

Bernard Challandes ka dhënë komentet e tij për situatën e krijuar pas tërheqjes së shortit.

Selektori i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka dhënë komentet e tij lidhur me shortin e tërhequr në Bukuresht të Rumanisë, ku janë përcaktuar grupet për Euro 2020.

Kosova ka mësuar se luan në Grupin C, në rast kualifikimi. Në këtë grup luajnë edhe Austria, Holanda e Ukraina.

Ky grup është më i lehtë sesa grupi F, por sipas Challandes, nuk ka rëndësi grupi, por me rëndësi është të sigurohet kualifikimi.

“Ne tashmë e dimë zgjedhjen e parë, grupi C ku gjendet Holanda, Austria dhe Ukraina. Është një zgjidhje e mirë për ne dhe e duam”, ka thënë fillimisht Challandes për SS Kosova.

“Opsioni i dyti është grupi F, por ky është më i vështirë për ne, pasi gjenden Gjermania, Portugalia dhe Franca. Unë mund ti pranojë të gjitha grupet vetëm të kualifikohemi. Për mua nuk është problem kjo gjë”, ka shtuar trajneri i Kosovës.

“Është shumë e vështirë për ne, por kemi mundësi reale në mars në Ligën e Kombeve. Shpresojmë se do t’i kemi të gjithë lojtarët në dispozicion dhe të arrijmë kualifikimin në Euro 2020”, ka përfunduar zvicerani.

Mbetet të shihet se si do t’ia dalë Kosova në ndeshjen kundër Maqedonisë Veriore fillimisht, pastaj edhe në atë që mund ta luajë kundër fituesit nga ndeshja Gjeorgji – Bjellorusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat