Arsenalit po i rrezikohet ylli i skuadrës, Pierre Emerick Aubameyang.
Arsenal mund të humb shërbimet e Aubameyang gjatë verës së ardhshme, pasi interesimi për lojtarin po rritet.
‘Eldesmarque’ raporton se Real Madrid po planifikon një ofertë për yllin nga Gaboni, shërbimet e të cilit ‘Los Blancos’ synojnë t’i sigurojnë gjatë verës.
Gjiganti spanjoll raportohet se synon të përforcojë fazën ofensive gjatë sezonit të ardhshëm. James Rodriguez mund të jetë një nga lojtarët e përfshirë në ofertën për Aubameyang.
Arsenal kanë frikën se Auba mund të largohet nga ‘Emirates’, si pasojë e mungesës në Ligën e Kampionëve.
Madridi shihet si një opsion ideal për ish lojtarin e Borussia Dortmund.