Mesfushori i Chievo, Emanuel Vignato e ka përshkruar Barcelonën si "skuadrën më të bukur për t'u parë" mes spekulimeve për një lëvizje të mundshme në 'Camp Nou' vitin e ardhshëm.
Vignato u ngrit në radhët e të rinjve në ‘Marcantonio Bentegodi’ para se të depërtonte në skuadrën seniore në vitin 2016.
19-vjeçari luajti vetëm 10 paraqitje në edicionin 2018/19 pasi Chievo ra nga Serie A, ku realizoi një gol dhe një asistim.
Vignato tani ka hapur ambiciet e tij për të ardhmen, duke adresuar mundësinë e një kalimi te Barça ndërsa njëkohësisht cilësoi trajnerin Pep Guardiola si më të mirin në botë.
“Ku e shoh veten në 10 vjet? Shpresoj sa më lart që të jetë e mundur, duke luajtur me një ekip të fortë”, tha mesfushori ekskluzivisht për DAZN.
“Barcelona është skuadra më e bukur për t’u parë, Guardiola është trajneri më i mirë”.