Më i miri në histori! Leo Mesi fiton të gjashtin “Top të Artë”

Futboll

Më i miri në histori! Leo Mesi fiton të gjashtin “Top të Artë”

Më: 2 dhjetor 2019 Në ora: 22:14
Leo Mesi është fituesi i “Topit të Artë” 2019! Ashtu sikundër pritej, ylli i Barcelonës i ka lënë pas shpine të gjithë për herën e gjashtë, duke u bërë dhe lojtari më i vlerësuar me trofeun me të çmuar për individë.

Lionel Messi është vetë historia e futbollit. Sulmuesi argjentinas i Barcelonës fitoi për herë të 6-të në karrierë Topin e Artë, trofe që iu dorëzua nga Luka Modric, fituesi i edicionit të kaluar, në mbrëmjen gala të organizuar nga France Football. Messi mposhti konkurencën qëndërmbrojtësit të Liverpoolit Virgil Van Dijk por edhe të Cristiano Ronaldos dhe Sadio Mane që bënin pjesë në 4-shen e parë. Messi la pas CR7-ën që ka 5 Topa të Artë dhe është lojtari që ka fituar më shumë Topa të Artë në karrierë. Në fjalën e tij argjentinasi u shfaq shumë i lumtur për këtë trofe të fituar, ndërkohë që falenderoi edhe shokë e skuadrës te Barcelona që i kanë mundësuar të realizojë 45 gola në sezonin e fundit. Van Dijk dhe Ronaldo kompletuan podiumin duke zbritur në vendin e 4-t senegalezin Sadio Mane. Trofeu Kopa ndërkohë shkoi për një holandez. Mbrojtësi i Juventusit Matthijs De Ligt u shpall lojtari më i mirë i vitit nën moshën 21-vjeç duke u bërë futbollisti i dytë që fiton trofeun Kopa pas Kylian Mbappe i cili e bëri të vetin këtë çmim në vitin 2018-të. Në cermoninë e Topit të Artë u dorëzua për herë të parë edhe trofeu Yashin në nder të portierit të vetëm në historinë e futbollit që ka fituar Topin e Artë, rusit Lev Yashin. Portieri më i mirë vitit 2019-të me meritë u shpall fituesi i Championsit me Liverpoolin Allison Becker. Në kategorinë e femrave Topin e Artë e fitoi a amerikania Megan Rapinoe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat