Milan, bashkë me Ibrahimovic kthehet edhe ish-idhulli i kuqezinjve - Bota Sot
Milan, bashkë me Ibrahimovic kthehet edhe ish-idhulli i kuqezinjve

Futboll

Milan, bashkë me Ibrahimovic kthehet edhe ish-idhulli i kuqezinjve

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 16:31
Zlatan Ibrahimovic

Mund të mos ndalet te Zlatan Ibrahimovic merkatoja "nostalgjike" e Milan-it.

Në këtë fazë të parë të sezonit është vënë re qartë se skuadrës i mungon personaliteti dhe eksperienca. Për këtë arsye, drejtuesit po vlerësojnë të gjitha hipotezat e mundshme dhe një nga këto çon te një idhull i vjetër i kuqezinjve.

Thiago Silva, kapiteni i Paris Saint-Germain, nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në qershor. Këtë e kanë bërë të ditur mediat franceze, sipas së cilave ky do të jetë sezoni i fundit i mbrojtësit në Paris.

Braziliani, i cili ka mbetur një idhull për tifozët milanistë, mund të jetë një mundësi e artë në merkato për Milan-in. Thiago po zhvillon një sezon shumë të mirë në Paris, por mundësia për t'i dhënë më shumë hapësirë dyshes Kimpembe-Marquinhos tundon Leonardo-n.

Drejtori sportiv i PSG-së nuk do ta humbasë brazilianin me kosto zero, për këtë arsye mund të jetë i gatshëm ta shesë atë në janar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat