Mane: Topi i Artë? Komplimente fituesit, por...

Futboll

Mane: Topi i Artë? Komplimente fituesit, por...

Më: 3 dhjetor 2019 Në ora: 17:14
Sadio Mane

Lionel Messi ka fituar Topin e Artë 2019-të. Një vlerësim i merituar për sulmuesin argjentinas, i cili ka luftuar deri në fund me Virgil van  Dijk dhe Cristiano Ronaldo, të cilët kanë dalë respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë. Pak jashtë podiumit ka përfunduar Sadio Mane.

Sulmuesi i Liverpool-it, i cili nuk ka qenë i pranishëm në ceremoninë e zhvilluar në Paris mbrëmjen e së hënës, i ka bërë komplimentet fituesit dhe ka dhënë një mesazh për vitin e ardhshëm.

"Përshëndetje të gjithëve, jam Sadio Mane", ka thënë ylli i Liverpool në  një video të transmetuar gjatë ceremonisë. "Do të më pëlqente të isha me ju, por nuk e kam të mundur për shkak të kalendarit dhe impenjimeve me klubin".

"I bëj urimet e mia fituesit dhe shihemi vitin tjetër. Do të provoj të jem përsëri aty dhe të fitoj Topin e Artë", ka përfunduar senegalezi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat