Derbi i madh, Vardar-Shkëndija, ja çka pret Besart Ibraimi

Futboll

Derbi i madh, Vardar-Shkëndija, ja çka pret Besart Ibraimi

Më: 6 dhjetor 2019 Në ora: 16:18
Derbi i madh, Vardar-Shkëndija, ja çka pret Besart Ibraimi

Gjatë kësaj fundjave do të zhvillohen ndeshjet e javës së 18-të, të fundit për sezonin vjeshtor.

Pikërishtë në xhiron e fundit është rezervuar derbi ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës.

Në ekipin e Shkëndijës rikthehet sulmuesi Besart Ibraimi, pasi pushoi kundër Rabotnickit në ndeshjen e mesjavës, të vlefshme për ¼-ën e finales të kupës.

"Për mua me rëndësi është Shkëndija të fitojë Vardarin dhe individët qoftë bëhet fjalë për mua apo për dikënd tjetër nuk kanë rëndësi. Përballen dy ekipe dhe unë si gjithmonë do të jap më të mirën për të ndihmuar ekipin tim të fitojë. Me rëndësi të marrim tre pikët, ndërsa nëse unë do të shënoj do të ishte edhe më mirë", deklaroi Besart Ibraimi, sulmuesi i Shkëndijës.

Vardari tashmë është kampion vjeshtor me 35 pikë, tetë më shumë se Shkëndija.

Ndeshjet e javës së 18-të
(e shtunë, ora 13:00)

Sileks-A.Pandev
(e diel, ora 13:00)
Vardar-Shkëndija
Shkupi-Makedonija GJP
Struga Trim-Borec
Renova-Rabotnicki

Tabela: Vardar 35, Shkëndija 27, A.Pandev 27, Sileks 24, Makedonija GJP 23, Struga Trim Lum 23, Shkupi 22, Borec19, Renova16, Rabotnicki15 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat